Biden duke iu adresuar trupave amerikane në Poloni, përmend shërbimin e djalit të tij në Kosovë (VIDEO)

E publikuar: 25/03/2022 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është duke qëndruar për vizitë në Evropë.

Në ditën e parë, Biden ka udhëtuar drejt Polonisë, ku ka vizituar trupat amerikanë që gjenden të stacionuara pranë kufirit me Ukrainën.

Para tyre, ai ka mbajtur një fjalim frymëzues, duke lavdëruar guximin e civilëve ukrainas, dhe duke i falënderuar trupat amerikane, duke i quajtur ata si forca më e mirë luftarake në historinë e botës”.

Në këtë fjalim, gjatë kohës sa ishte duke folur për shërbimin ushtarak, ka përmendur edhe të birin e tij, Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë dhe Irak.

“Biri im ka shërbyer një vit në Irak dhe gjashtë muaj në Kosovë“, ka thënë Biden teksa iu drejtua trupave amerikane.

Biden më tej mori si shembull shërbimin e djalit të tij ndaj kombit, duke i falënderuar më pas ushtarët që i shërbejnë SHBA-së.

Djali i presidenti amerikan, Joe Biden kishte shërbyer në Kosovë, pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Ai ka ndërruar jetë në vitin 2015 nga kanceri në tru.

Më 2 korrik të vitit 2021, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte nderuar Beau Biden, me “Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit”.