Beteja kryesore e Thaçit sot, një lojë shahu

E publikuar: 18/04/2015 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thaçi ironizon me opozitën dhe protestën e saj: Beteja kryesore e ditës ishte loja e shahut me babën në Burojë. Por, duket se po e humbë.

Hashim Thaçi pohoi se sot kishte një betejë, por ajo sipas tij, nuk kishte të bënte aspak me opozitën dhe protestën e saj, të cilën më herët e quajti simbolike.

Sipas tij, beteja kryesore sot ishte loja e shahut me babën e tij, në Burojë, duke ironzuar kështu me opozitën dhe protestën e saj.

“Në këtë ditë të bukur pranverore me shi, beteja kryesore e ditës ishte loja e shahut me babën në Burojë. Çaji nga nana”, ka shkruar Thaçi në Facebook dhe ka postuar një fotografi të bërë nga djali i tij, Endriti.

Nuk dihet për aftësitë e dy lojtarëve në shah, por nga pozita e figurave në tabelë, Hashim Thaçi duket se e ka humbur këtë betejë