Besnik Tahiri publikon foton e 30-vjeçarit që mbeti i vdekur pas u godit nga lisi në Prishtinë

E publikuar: 06/06/2022 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas vdekjes së një 30 vjeçari si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të Erdin Haxhiut nga Komuna e Podujevës.

“Ditë dhimbjesh, stuhia shkaktoi vdekjen në fatëkeqësi për të riun, Erdin Haxhiu nga Podujeva, një grua e lënduar rëndë, e shumë tjerë me pasoja. Ndërkaq, tashmë raportohet për një viktimë nga vetëtima në Rahovec. Familjarë të Erdinit, prindi Nusreti e të gjithë të prekurve, lutemi të gjejnë forcën e ngushëllimin pas këtyre ngjarjeve të rënda. Fatkeqësitë si këto, janë dhimbje e madhe për familjen, shokët, e gjithë qytetarët”, ka shkruar Tahiri.

Ai iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarave, kurse ekipet emergjente i ka falënderuar.

“Ndajmë dhimbjen, duke shprehur pikëllimin e thellë që ka pllakosur vendin. Me shpresë e lutje në Zot, Erdini e viktimat që sot humbën jetën, u prehshin në paqen e amshueshme. Për të lënduarit urojmë shërim të shpejtë, për të gjitha ekipet emergjente vlerësim e falënderim!”, ka shkruar tutje Tahiri.