BERZH-i ndan 1 milion € në mbështetje të kreditimit për energji efiçiente

22.12.2015 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BERZH-i ndan 1 milion € në mbështetje të kreditimit për energji efiçiente

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke promovuar efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit në Kosovë duke financuar me një kredi shtesë prej 1 milion euro tek Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), një nga institucionet kryesore mikrofinanciare në vend.

Ky financim i ri është siguruar nën Kornizën për Projekte të Energjisë së Qëndrueshme në Kosovë (KoSEP) si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për financim të efiçiencës së energjisë në vend.

Sipas një njoftimi të BERZH, disponueshmëria e financimit afatmesëm dhe afatgjatë për sektorin privat që ka të bëjë me efiçiencë të energjisë dhe investime të energjisë së qëndrueshme është i kufizuar në tregun e tanishëm në Kosovë, transmeton kp.

Përmes KoSEP, kornizë prej 12 milionë eurosh për kreditim të efiçiencës së energjisë dhe investimeve të energjisë së qëndrueshme të bizneseve të vogla dhe sektorit të banimit, BERZH-i po e adreson këtë boshllëk tregu. Kjo kornizë gjithashtu përfiton edhe nga donacionet shtesë të cilat sigurohen nga New Norway Cooperation Fund (Fondi i Ri për Bashkëpunim i Norvegjisë) dhe Fondi i Veçantë i Aksionarëve të BERZH-it.

KRK-ja tashmë ka financuar mbi 500 projekte nga KoSEP i BERZH-it. KRK-ja ka selinë në Prishtinë por ofron shërbime në tërë territorin e Kosovës nëpërmjet 18 degëve dhe 105 punëtorëve të saj të përhershëm.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës