Berisha vazhdon takimet me bizneset prizrenase

E publikuar: 07/10/2017 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, bashkë me një pjesë të ekipit të tij, në vazhdën e takimeve me komunitetet e bizneseve, bënë vizitë në ndërmarrjen tregtare “Prizren commerce group”, ku u priten nga drejtori i kësaj ndërmarrje, Florent Kabashi.

“Pasi përshkroi nevojën e domosdoshme të ndërrimit të qeverisjes në Prizren, drejtori i kësaj ndërmarrje Florent Kabashi tha se Zafir Berisha është ai i duhuri për të qenë i pari i qytetit, ngase rrethanat aktuale ku jemi tani si qytet, e kërkojnë këtë”, shkruan në komunikatën e Nismës.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, tha se “Ideja e përpjekjes politike për të qenë përsëri në garë për kryetar, është konkretisht për t’i ndihmuar qytetarët prizrenas përmes vizionit tonë socialdemokrat dhe për t’i ndihmuar poashtu komunitetit të biznesit, qofshin ato ndërmarrje prodhuese apo tregtare në përgjithësi”.

i tërë orientimi im qeverisës, ka me qenë krijimi i një klime të favorshme për bizneset dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në Prizren, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, gjithmonë në përputhshmëri edhe me programin qeverisës të Nisma për Kosovën”, theksoi mes tjerash, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha.