Berisha: Të dielen do të ketë festë demokratike

E publikuar: 15/10/2021 22:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në listën gruese për asamble komunale në Gjilan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kësaj radhe do të jetë Kadime Berisha me numrin garues 36, e cila do të përfaqësoj target grupet e ndryshme të qytetarëve të Gjilanit.

Ajo fillimisht eshte deleguar nga lagjja “Dardania II” për të përfaqësuar interesat grupore të bashkëbanorëve ku jeton, e më pas si përfaqësuese e gjinisë femërore për t’i përfaqësuar interesat e tyre, si gazetare me profesion për të qenë zë racionale mbrenda asambles komunale, dhe për të qenë urëlidhëse e të rinjëve si studente e cila ka vendos t’i rifilloj studimet BA ne drejtimin, Arsimi Fillor në Universitetin e Gjilanit.

Asambles komunale të Gjilanit i ka munguar një kuadro nga fusha e gazetarisë dhe për këtë Kadimja thotë që vetëm votat e bashkëqytetareve të saj do t’ja mundësojnë asaj të bëhet pjesë e Kuvendit.

“Qytetarët gjatë fushatës kanë treguar optimizëm në raport me fitoren e LDK-së në Gjilan në krye me kryetarin e tanishëm Lutfi Haziri, dhe duke pasur një mbështetje të tillë gjatë gjithë kohës unë urojë që kjo atmosfere fitoreje të mbizotrojë edhe të dielen mbrëma. Le të jetë pas shumë viteve festë në qytetin tonë demokratik sepse Gjilani është i të gjithëve”, ka përfunduar Berisha.