
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se do ta votojë këdo që do të propozohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës nëse votimi do të bëhet i hapur.
Para fillimit të seancës konstituive për herë të 42-të, Berisha tha se nëse ka sot prezencë të deputetëve për ta rrëzuar opsionin për votim të fshehtë, do të ketë reflektim.
“Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mund të rrëzohet ai opsion, është rrugëdalje dhe reflektim. Por, që jo seancën e ardhme besoj që do ta rrëzojmë sepse ka njerëz që duan ta rrëzojnë këtë opsion. Kur të dalim të hapur pastaj duhet të kryejmë këtë punë. Po, bash kë ta qesin”, tha Berisha.
Ndërkaq, lidhur me kërcënimin paraditen e sotme për shpërthimin e një bombe, Berisha u shpreh se nuk ka pasur ndonjë shqetësim, pasi sipas tij është ditur se është alarm i rrejshëm