Beqiri: Vetëvendosje më përjashtoi për arsye banale

E publikuar: 12/03/2015 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Refik Beqiri, shef i arsimit në Komunën e Prishtinës, i cili me një vendim të Drejtorisë së Arsimit është përjashtuar ditën e djeshme nga kjo pozitë ka reaguar sot se është larguar për arsye banale.

Në një prononcim për media që ka bërë para komunës së Prishtinës, Beqiri tha se vendimi për largimin e tij është marrë në mungesë të një anëtari të komisionit.

“Dje rreth orës 14:00 kam pranuar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të shefit të sektorit të arsimit në Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës. Vendimi është marrë nga komisioni disiplinor në përbërje vetëm të dy anëtarëve të komisionit”, tha Beqiri.

Në komisionin disiplinor sipas Beqirit kanë qenë vetëm Dren Ukaj dhe Petrit Ademi dhe ka munguar anëtarja e tretë e këtij komisioni, Arbene Aliu.