Beqë Cufaj fletë për qeverinë

13.01.2016 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Beqë Cufaj fletë  për qeverinë

Nga Beqë Cufaj

Kurrë mos u gënjeni kur ju flasin për punësime– siç Isa sot bënte me mijëra numrat marramendës. Për procese të integrimeve euro- atlantike siç Hashimi bënte mbrëmë- dhe bën gjithmonë. Apo siç si një kor i dobët këndojnë këngën që këtë vit do të udhëtojmë pa viza. E dijnë prandaj ju gënjejnë: edhe vet përmbushja e kritereve bile edhe drita jeshile nga KE-ja nuk don të thotë automatikisht lëvizje e lirë. Duhen edhe ca muaj deri tek ai hap. Thënë shqip: gjithmonë e kanë patur dhe e kanë për poste. Karrigë. Rehatim. E kanë dëshmuar, po e tregojnë dhe çfarë dramash do të ngjajnë në muajt që vijnë do ta shohim sërish. Asnjë forcë fantazie e çdonjërit prej nesh, vdektarëve të zakonshëm, nuk mund ta parasheh se sa larg janë në gjendje të shkojnë. Vetëm e vetëm të ulen aty ku duan.

Apo të mos shkojnë prej aty ku janë. Psh. Jahjaga. Presidentja. Zonja e parë e një shteti që doli nga zarfi i një diplomati të rangut të tretë nga Washingtoni pas fiaskos Thaçi-Mustafa- Pacolli. Zor që historia do ta tregojë pse pikërisht Jahjaga u nxor nga ai zarf. Ashtu siç zor do të tregohet se kush ishte kjo grua para, gjatë dhe pas presidencës.

Kurrë s’i kam ikur ballafaqimit me një krahasim sa të rëndë aq edhe të vërtetë: amerikanët, nga zarfi kanë nxjerrur persona për pozita veç në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore. Apo në Irakun e Afganistanin e sotëm. Në Evropë- këtë Evropën e sotme, jo.

Atifetja ishte çmimi i mvarësisë. Dhe falimentimit të kastës politike të Kosovës për një dekadë me radhë.Borxhi i tyre i larë për marre- para vullnetit të popullit i cili s’është edhe krejt budalla që “aprovoi” zgjedhjen e saj sepse vinte nga- kush tjetër, pos Amerika.

Nëse dikush provon t’i bëjë një bilanc politik Atifetes në këtë Presidencë edhe mundet ta bëjë- por e ka zor.

Sepse ajo s’ka qenë gjë tjetër pos një pasqyrim i përsosur i gjendjes shpirtërore e këtij nënqielli. Kabinet me këshilltarë që afrinë me të e kanë parë veç si trampolinë për punë të rehatshme e rroga të sigurta. Derisa u dilte ndonjë avanturë tjetër. Prandaj aq rikonfigurime por edhe peisazhe prej Macondo-je: prej Hikmetit e deri tek Tina…

Pasqyrim i përsosur i gjendjes intelektuale. Jahjaga kurrë s’ka ditur dhe s’din të lexojë në shqip. Për pesë vite sa e pat këtë post ende s’e ka as sigurinë e as rutinën e të lexuarit të një teksti në një shqipe- mesatare- letrare. Dhe kjo s’është marre. Sepse është e para e një shteti ku edhe qytetarët poashtu s’dijnë as të lexojnë e as të shkruajnë shqip. Dhjetë vitet e Milosheviqit dhe dhjetë vitet e UNMIK-istanit kanë krijuar jo më pak se katër gjenerata gjysmë analfabetësh. Që kanë bagazhe të një gjuhe që e dëgjojnë në radio e televizor dhe aty këtu e shfletojnë- dikur në gazeta e sot portale.

Dëshpërueshëm duhet ta pranoj: është e pamundshme t’i bëhet një rekapitulim presidencës së saj. Ka patur prej të gjithave ngapak. Edhe si shërbyese e amerikanëve edhe si reprezentante e qytetarëve. Por edhe si naive që e kanë keqpërdorur- ata që i ka afër dhe ata që kanë qeverisur e qeverisin me Kosovën.

Megjithatë marr guximin ta them që Jahjaga ka qenë një rrëfim tjetër. Amalgimi i çdo gjësë që këtij nënqielli i ngjau. Mes burrave me shikimet e mrrolura, pasigurisë në shtërngimet e duarve me diplomate e diplomatë të huaj, burrshtetasë e liderë botërorë- ajo me anglishte të rrjedhshme Kosovës i jepte një pamje, e përsëris, pamje tjetër.

S’kam si të mos e përmend edhe “thellësinë” e saj. Kurrë s’ka ditur sa… Këtë ajo e din më së miri bashkë me ata që mund të lexojnë “prezantimet” e saj. Apo s’doli e tëra në shesh kur pësoi “crash”-in me mentalitetin gjermanik në ZDF.

E shkuar dhe e harruar?

Të jetë kështu edhe puna e Atifetes? E shkuar dhe harruar? S’e besoj. Dalja e saj në terren flet jo vetëm për një lamtumirë të saj. Po don më shumë. Edhe pesë vite. Këtë e dijnë edhe Hashimi e Isa në njërën anë bashkë me Albinin, Ramushin e Fatmirin në anën tjetër. Por më së miri e din Kadri Veseli. Bllokada e zgjedhjes së Hashimit dmth. Presidencë e Përkohshme për Kadri Veselin. Po Jahjaga? Është para testit: nëse ishte zgjedhja e vetëm atij diplomatit që tash është pensioner i pasur apo prapa saj ishin njerëz të fuqishëm në Washington? Edhe Berlini? Fantazia punon dhe teoria e konspiracionit është perfekte. Odat ekonomike këto duar të zgjatura të Amerikës e Gjermanisë? Nëse është kjo e dyta- atëherë duhet të jetë që kjo dalja në terren s’është edhe krejt Lamturirë!

U kthyem ku filluam: tek karrigat e tyre. Dhe kjo është tragjedia në këtë Kosovë. Javë, muaj e vite të tëra mes “fushatash” e “lamtumirash”. Kur falimentimet politike shpallen fitore. Dhe çmimin e paguan njeriu i thjeshtë por edhe shkretë i këtij vendi. Njeri ky i cili e ka regjimin që e meriton! /© GazetaBlic.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë