Bella shijon plazhin (Foto)

E publikuar: 15/12/2016 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo ka postuar një seri fotosh me bikini këtë javë dhe Bella Hadid nuk ndalon së publikuari foto “të nxehta” në profilin e saj në Instagram.

Modelja e “Victoria’s Secret” shfaq linjat e saj perfekte në bikini të bardha. 8.6 milionë ndjekësit e saj duhet të jenë shumë të kënaqur pasi ajo publikoi edhe foto me miket e saj po ashtu modele.

Pas pasarelës së Parisit, disa prej “engjëjve” të “Victoria Secret’s” dhe figura të tjera të shoëbiz-it janë mbledhur së bashku në plazhet përrallore të Bahamasit.

Alessandra Ambrosio, Gigi Hadid e Emily Ratajkowski jane vetëm disa prej supermodeleve që duket se po shijojnë një periudhë relaksi.

/ Tch/