
Amorim/Manchester United
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka thënë se skuadra po ecën në drejtimin e duhur.
Humbja në finalen e Europa League ndaj Tottenham Hotspur javën e kaluar i ka kushtuar skuadrës një vend në Champions League, ndërsa pavarësisht fitores 2-0 ndaj Aston Villa në xhiron e fundit, rezultatet e dobëta në kampionat bënë që United ta mbyllë sezonin në vendin e pesëmbëdhjetë në Premier League, një nga pozicionet më të dobëta në historinë e klubit.
“Unë shoh përmirësim te skuadra dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Plani është të sjellim disa lojtarë të rinj, por plani më i madh është të përmirësojmë ekipin që kemi dhe të zhvillojmë akademinë. Është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”, ka deklaruar tekniku portugez.