Bayerni i ofron Chelseat plot 40 milionë euro për Hudson-Odoi, lojtarit ia rezervon fanellën më numrin 10-të

E publikuar: 08/01/2019 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich ka bërë një ofertë që është e katërta me radhë në vlerë 40 milionë euro për të riun e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Tani Blues janë vënë nën presion për shitjen e talentet të tyre.

Hudson-Odoi mund të luajë nga fillimi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës Carabao kundër Tottenhamit sot në mbrëmje.

Chelsea do të vendosë fatin e Hudson-Odoit, pasi ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën.

Juventusi , Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë pasur më herët interesim për Hudson-Odoi, por duhet se Bayern janë më të angazhuar në këtë drejtim.

Madje ata janë gati t’ia ofrojnë edhe numrin 10 në fanellë, numër që ai e preferon.

Trajneri Maurizio Sarri i njeh mirë aftësitë e lojtarit dhe ka thënë se nuk do të ishte mirë që Hudson-Odoin të shkonte në Bayern Munich.

“Unë nuk mendoj kështu, sepse ai është një lojtar anglez, ai është shumë i ri”.

“Ai ka të ardhme dhe mendoj se ai ka një të ardhme shumë të madhe këtu, me ekipin kombëtar dhe Chelsean. Mendoj se qëndrimi këtu është më i miri për të”, ka deklaruar Sarri.

Edhe trajneri i Bayernit, Niko Kovac, e konfirmoi gjatë fundjavës se klubi i tij po e ndjek progresin e Hudson-Odoit.

Willian dhe i riu Callum Hudson-Odoi . (Photo by Laszlo Szirtesi/Getty Images)

“[Hudson-Odoi] është o të njëjtit vit si Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, i cili po del shumë i suksesshëm”.

“Është plotësisht normale që ne ta ndjekim lojtarin”, ka thënë Kovac. /Telegrafi/