Baton Haxhiu: Nëse zgjedhjet mbahen pas muajit mars, PDK’ja do t’i humbë ato (Video)

E publikuar: 26/10/2016 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, drejtori ekzekutiv i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka folur për gjendjen aktuale të skenës politike në vend, dhe për ndryshimet që ajo mund t’i pësojë deri në kohën e zgjedhjeve.

Haxhiu ka thënë se bazuar edhe në sondazhe, Partia Demokratike e Kosovës është akoma partia më e madhe në vend, por, çdo ditë e mosmbajtjes së zgjedhjeve e dobëson më shumë këtë parti.

Ai ka thënë se PDK’ja ka shumë çështje me të cilat duhet të merret, si rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, kryetarët e akuzuar të komunave, pozita e Presidentit, Gjykata Speciale dhe individët që do të akuzohen nga kjo gjykatë, struktura e brendshme e partisë pas ardhjes së Kadri Veselit në krye të saj, dhe të gjitha këto sjellin dobësi në skenën politike.

Haxhiu ka shtuar se dobësimi i PDK’së në zgjedhjet e ardhshme krijon hapësira të mëdha që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë fituese e zgjedhjeve. /Express/