Baton Haxhiu në Open: Në Shqipëri mungon kultura e reagimit për emergjencat

E publikuar: 30/11/2019 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Baton Haxhiu bëri një lidhje live me skype në Open në Top Channel i cili tha se njerëzit në Shqipëri e kanë komunikimin e ulët me emergjencat.

“Komunikimi me emergjencat është një kulturë. Kam vënë re që tek shqiptarët mungon kjo kulturë. Kam vënë re që kjo mungon edhe elita. Në hotelet e jashtë shtetit vetëm shqiptarët qëndrojnë në shtrat kur jepet ndonjë alarm fals emergjente. Pastaj janë edhe persona religjoz të cilët e quajnë këtë si punë të zotit”- tha Baton Haxhiu.

Pse Kosova i ka këto shërbime?- e pyeti Eni Vasili, Baton Haxhiun.

Po Kosova ka kulturën e NATO-s për emergjencat civile. E ka një kulturë të marrë nga jashtë. Mund të them që komunikimi i Kosovës me emergjencat është më i miri në Ballkan.