Baton Haxhiu: Janë bërë gati 19 aktakuzat e para të Tribunalit Special

E publikuar: 29/06/2017 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin Komiteti, ka folur për aktakuzat e para të Tribunalit Special, kohën kur mund të ngrihen ato dhe për numrin e personave ndaj të cilëve mund të ngrihen.

LEXO EDHE:

Baton Haxhiu: Behgjet Pacolli nuk din çka është politika (Video)

Gazetar Haxhiu është shprehur i sigurt që nga Tribunali Special do të ngrihen 19 aktakuza ndaj pjesëtarëve të UCK’së, kurdo që ato të fillojnë.

Der Spiegel dje kishte shkruar se Presidenti Hashim Thaçi do jetë njëri nga të akuzuarit, ndërsa gazetari nuk përmend emra të cilët mund të jenë në atë listë të 19 të akuzuarve, e Tribunali Special e përkufizon me ‘dhimbje’.