Batistuta tregon pse refuzoi Realin, Milanin dhe Unitedin: Do të mërzitesha

E publikuar: 26/02/2019 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-sulmuesi i Fiorentinas, Gabriel Batistuta, ka zbuluar se ka refuzuar Real Madridin, Milanin dhe Manchester Unitedin.

Legjenda argjentinase tregoi si i pëlqente të luante për Violan pasi e shikonte si sfidë të konkurronte me skuadrat e mëdha.

“Kur nuk më ka pëlqyer të jem njeriu-yll pasi sapo të bëhesh fokusi kryesor i ekipit, ju merrni përgjegjësi shtesë”.

Gabriel Batistuta duke festuar golin e tij me Argjentinës ndaj Nigerisë në Botërorin e 2002 (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Kam marrë shumë oferta nga Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Milani, por preferova të luaja qetësisht për Fiorentinan”.

“Nëse do të shkoja në Madrid do të shënoja 200 gola, por e dija që do të mërzitesha”.

“E njëjta gjë do të më ndodhte mua te Milani. Edhe pse nuk kam fituar kurrë ndonjë trofe të rëndësishëm, e konsideroj vetën fitues sepse e kam ndihmuar Fiorentinan të konkurrojë me të mëdhenjtë”, ka thënë Batistuta.

Ikona e futbollit në Itali luajti edhe për Romën, ndërsa ishte i huazuar edhe për një sezon te Interi. /Telegrafi/