Bastisjet te ish-këshilltarët e Thaçit, Çitaku: Kjo nuk është drejtësi, është persekutim

E publikuar: 31/10/2023 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vlerëson se Gjykata Speciale është duke bërë përndjekje politike.

Ajo këtë e ka thënë me rastin e bastisjeve që ky institucion ka bërë në dy ditët e fundit tek ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj dhe Artan Behrami.

“Kjo nuk është drejtësi. Kjo është përndjekje. Persekutim.
Dje Blerimi e Bashkimi. Sot Artani. Nesër nuk e di.
Po ajo që po shihet sheshazi është që kjo është përndjekje politike.” – shkruan Çitaku.