Bashkimi Evropian kërcënon seriozisht liderët e papërgjegjshëm të Kosovës

E publikuar: 12/01/2018 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë sërish paralajmërohet kundërshtimi ndaj shfuqizimit të Gjykatës Speciale. Në komunikatën për shtyp ata, megjithatë i kanë dhënë kredit reagimit të fundit të Kadri Veseli rreth Tribunalit.

Kjo është komunikata e dërguar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, e përkthyer në gjyhën shqipe nga Gazeta Express:

Deputetët e Kosovës kanë marrë iniciativë ta shfuqizojnë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorin e Specializuar.

Kjo iniciativë, thotë Bashkimi Europian, është shqetësim shumë i madh për BE’në dhe shtetet anëtare.

Në vitin 2014, Kosova është përkushtuar me Bashkimin Europian për t’i themeluar Dhomat e Specializuara. Ky ishte një hap i rëndësishëm për të dëshmuar përkushtimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Si rezultat, BE’ja e mirëpriti themelimin e Dhomave të Specializuara nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015.

Çdo tentim për ta shfuqizuar apo ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e minon seriozisht një përkushtim të tillë dhe do ta rrezikonte seriozisht punën e arritur nga Kosova dhe BE për sundimin e ligjit të arritur viteve të fundit. Kjo do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Kosovës me BE’në.

Prandaj, BE’ja i bën thirrje iniciatorëve të nismës së Parlamentit që ta tërheqin këtë iniciativë. BE’ja e mirëpret deklaratat publikë të kohëve të fundit nga liderët politikë në përkrahje të nderimit të obligimeve të Kosovës. BE’ja i përshëndet mediat dhe shoqërinë civile që kanë ngritur zërin kundër kësaj iniciative të dëmshme.

BE’ja e përkrahë fuqishëm përparimin e Kosovës në integrimin e saj europian./GazetaExpress/