Barcelona, zyrtarizohen 5 emrat për zgjedhjet e 18 Korrikut

04.07.2015 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Barcelona, zyrtarizohen 5 emrat për zgjedhjet e 18 Korrikut

Konfirmohen zyrtarisht emrat e 5 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës. Josep Maria Bartomeu, Joan Laporta, Toni Freixa, Agusti Benedito dhe Joan Batiste janë 5 emrat që do të vendosen në fletëvotim për të zgjedhur kreun e ri të klubit, i cili do të ketë një mandat 4-vjeçar në krye të një prej klubeve më të mirë të planetit. Në këtë listë nuk bëjne pjesë Jordi Farre e Jordi Majo, të tërhequr nga gara në momentet e fundit. Çdo kandidat duhej të merrte minimalisht 2534 firma për të siguruar kandidaturën. Kandidati kryesor në këtë garë është presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu, pavarësisht problemeve gjyqësore që e lidhin atë dhe pararardhësin Rosell me çështjen “Neymar”. Bartomeu e zyrtarizoi kandidaturën nëpërmjet një mesazhi dërguar Messit, Mascheranos e Bravos për finalen e Kupës së Amerikës, ndërsa rivali i tij më i madh, Joan Laporta u mjaftua me një njoftim të thjeshtë.

Zyrtarizimi i kandidaturave vjen në një moment delikat edhe për merkaton e klubit pasi çështja Turan nuk është zyrtarizuar ende, ndërsa Pogba mbetet ende larg. Për francezin është Laporta ai që ka premtuar afrimin e tij, duke njoftuar arritjen e një marrëveshjeje paraprake me drejtuesit e Juventusit për 80 milionë Euro. Përsa u përket kandidatëve të tjerë, Benedito është një emër i njohur pasi ai arriti të renditej i dyti në zgjedhjet e vitit 2010, ndërsa Freixa e Batiste nuk vijnë në katë garë me premtime bombastike. Zgjedhjet për presidentin e ri të Barcelonës do të zhvillohen në datën 18 Korrik./s/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit