Barcelona – Levante, formacionet zyrtare – më të mirët nga minuta e parë

E publikuar: 17/01/2019 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona përballet me Levanten nga ora 21:30 në Camp Nou.

Klubi katalanas sfidën e parë e kishte humbur me rezultat 2-1.

Ndërkaq, Barcelona ka nevojë për së paku një fitore minimale 1-0 dhe për këtë trajneri Ernesto Valverde ka vendosur të luajë me formacionin më të mirë.

Messi starton nga minuta e parë dhe katalanasit duan vetëm fitore bindëse për të kaluar në rrethin çerekfinal të Kupës.

Formacioni i Barcelonës: Cillessen; Semedo, Murillo, Lenglet, Alba; Rakitic, Arthur, Vidal; Dembele, Messi, Coutinho.

Formacioni i Levantes: Aitor; Postigo, Rober Pier, Cabaco; Coke, Campaña, Prcic, Bardhi, Moses; Boateng, Mayoral