Barcelona-Atletico, Enrique dhe Simeone ndezin sfidën

29.01.2016 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Barcelona-Atletico, Enrique dhe Simeone ndezin sfidën

Në Camp Nou mund të vendoset shumë përsa i përket garës për titullin e La Ligas, pasi këtë të Shtunë në impiantin katalanas luhet Barcelona-Atletico Madrid. Përballë njëra-tjetrës do të vendosen dy skuadrat që kryesojnë klasfikimin me pikë barabarta, por një fitore e Barcës mund të ndërlikonte jo pak shanset e Atleticos së Simeones për tu shpallur kampion pasi blaugranat kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. 6 pikë diferencë në renditje do të ishin shumë nëse meret e mirëqenë fitorja e Barcës në ndeshjen e prapambetur ndaj Sporting Gijon, dhe kjo është një nga arsyet se përse në Camp Nou parashikohet një duel shumë i nxehtë. Dicka të tillë e ka mëse të qartë edhe vetë trajneri i Barcelonës Luis Enrique.

” Do të kemi përballë një rival direkt, kjo është një nga arsyet që kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ne. Në La Liga titulli mund të vendoset nga duelet direkte por edhe nga goleavarazhi, kështu që duhet të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. E dimë që nuk do të jetë e lehtë por shpresojmë që me mbështetjen e publikut, ta kalojmë me sukses përballjen ndaj Atleticos”.

Neymar Jr është gati për këtë sfidë, madje Luis Enrique u përgjigj me humor kur u pyet nga gazetarët nëse do ta aktivizojë që nga minuta e parë sulmuesin brazilian”.

” Neymar ka marrë një goditje në këmbë por është mirë. Ndoshta e palogjikshme do të ishte nëse nuk e aktivizoj, por nëse e bëj dicka të tillë ai më vret. Ju siguroj që Neymar do të luajë ndaj Alteticos”.

Në krahun tjetër Diego Simeone e di shumë mirë se cfarë e pret skuadrën e tij në duelin e Camp Nou-t. Numri 1 i stolit të Atleticos vlerësoi Barcelonën ndërkohë që theksoi se për Los Colchoneros misioni për të marrë pikë në Camp Nou do të jetë shumë i vështirë.

” Barcelona është skuadra më i mirë në Botë. Sulmuesit e saj kanë një nivel shumë të lartë dhe ne duhet të qëndrojmë të përqëndruar gjatë gjithë ndeshjes. Ardhja e Suarez e ka rritur akoma më tepër forcën sulmuese të tyre. Kush pëlqen futbollin e bukur mjafton të shohë sesi lëvizin në fushë Messi-Neymar e Suarez. Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duam ta shijojmë por nga ana tjetër duam edhe të largohemi me një rezultat pozitiv nga Camp Nou edhe pse e dimë që nuk do të jetë e thjeshtë”./supersport/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)