Lajmet

Banorët e brezit kufitar: Mos na e leni tokën jashtë

01.09.2016 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Banorët e brezit kufitar: Mos na e leni tokën jashtë

Një liqen që ndanë malin përgjysmë dhe livadhe që janë shfrytëzuar nga banorë të fshatrave përreth për kullota të bagëtive, kanë bërë bashkë Kosovën dhe Malin e Zi, me shekuj.

Këtu kufiri nuk ka pasur asnjëherë kuptim.

Një vijë e hollë mund t’i ketë ndarë dy vendet, që dikur kanë qenë pjesë e një bashkësie të përbashkët të popujve, por banorët shqiptarë, që jetojnë në këtë pjesë malore të Kosovës thonë se gjithnjë e kanë shfrytëzuar si pjesën e tyre.

“75 vjet i kam, prej 6-7 vjet kam ruajtur bagëtinë këtu. Prej atëherë e ditën e sotme e di mexhën andej. Kurrë mexhë nuk ka pas dhe askush nuk ka matë as kurr nuk kemi parë”.

Ramiz Dreshajn një fshatar i brezit kufitar e përcakton qartë vijën ndarëse me Malin e Zi, bazuar në historinë e të parëve të tij.

Vijën e re ndarëse, të përkufizuar me Marrëveshjen për Demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Dreshaj e konsideron të papranueshme, sepse thotë se ajo lë jashtë pjesën e tokave të familjes dhe të banorëve të fshatit.

“Ja ku është mexha – këtu shkon lartë e ndan liqenin për mes dhe nuk na ka mbetur tokë as për kullosjen e dhenve. Nëse përfundon kështu është katastrofa e Zotit. Po ju tregoj është katastrofë njerëzit do ta bëjnë një përzierje të madhe, por ndoshta i kanë mendët, dinë ma mirë se unë e nuk e ratifikojnë [marrëveshjen]. Le të vinë në të tjera mënyra, le të shikojnë le të pyesin ka njerëz të vjetër, të shkojnë në fshatra dhe jo nga tavolina me vizore të bëjnë vija kufitare, kjo është shumë rrezik”, tha Dreshaj për Radion Evropa e Lirë, që vizitoi brezin kufitar me Malin e Zi.

Afro një vit është mbushur që kur marrëveshja e nënshkruar me Malin e Zi për kufirin, është kundërshtuar me forcë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës por edhe jashtë tij.

Opozita ka përdorur gazin lotsjellës për të penguar votimin e ratifikimit të marrëveshjes, që sipas saj lë jashtë territorit të vendit afro 8000 hektarë tokë.

Pamje nga protestat

Pamje nga protestat

Në rrugë protestuesit për javë të tëra janë përplasur me policinë e Kosovës që ka reaguar me forcë për të parandaluar eskalimin e dhunës.

Por, Qeveria ka thënë se Kosova nuk humb asnjë pjesë të territorit të saj dhe ka mbrojtur me përkushtim idenë se Demarkacioni është kryer në mënyrë profesionale.

Por, banorët e brezit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi thonë se me marrëveshjen për kufirin Kosova humb pjesë të territorit të saj.

Zeqir Halili, tetëdhjetepesë vjeçar i cili jeton në afërsi të kufirit me Malin e Zi, thotë se marrëveshja është e gabueshme dhe si e tillë nuk do të pranohet pasi, sipas tij “është në dëm të Kosovës”

Zeqir Halili

Zeqir Halili

“Malit të Zi nuk i duhet toka e huaj , ka tokë boll. Mali e Zi e ka pjesën e vet para Çakorrit, ne e kemi ktej Çakorrit. I gjithë populli ka porosi që me këto gjera të mos luhet se aty mund të bëhet katastrofë e nuk kanë nevojë me na nxjerr punë, mund të bëhet edhe një punë e keqe. Lufta e madhe ka përfunduar, mos të nxjerr luftë të vogël qeveria se nuk kanë nevojë”, tha Halili për Radion Evropa e Lirë.

Halili thotë se posedojnë dokumentet që tregojnë se toka që pretendohet t’i kaloj shteti të Malit të Zi është e shtetit të Kosovës.

“Ne i kemi dokumentet nga Cakorri i këndej është i Kosovës. Mali i Zi nuk ka dokumentet veç deri ne Cakorr. (Od Cakorra do Kotorra, od Kotorra do mora)”, thotë Zeqir Halili.

Tensionet në Kosovë u mendua se u kaluan me një tryezë të organizuar nga Kuvendi i Kosovës në fillim të gushtit, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe ekspertëve të fushës. Por, rezultati mbeti po i njejtë: opozita kundërshtoi ndërkohë që qeveria mbrojti vendimin e saj për Demarkacionin.

Marrëveshja e debatueshme për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është paralajmëruar të votohet në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator, pavarësisht qëndrimeve të opozitës por edhe banorëve të brezit kufitar.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës do të mund të hap rrugën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit, një kusht ky i vënë nga Komisioni Evropian.

Por, opozita ka paralajmëruar protesta dhe përshkallëzim të situatës nëse Kuvendi do të votojë për ratifikim që sipas banorëve të brezit kufitar lë jashtë përvec mijëra hektare toke edhe një liqe.

“Të parët tanë, gjyshi baballarët tanë na ka treguar kur kemi dal për pushime këtu se kjo është pjesë e jona. Këtu janë bërë pushime këtu janë relaksuar. Ne kurrsesi ne nuk pajtohemi me vijën kufitare qe është vendosur tani”, thotë Qëndresë Dreshaj për Radion Evropa e Lirë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës