Bali Muharremaj, premton mbështetje të vazhdueshme për komunën e Suharekës

E publikuar: 04/06/2017 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka shkruar në profilin e tij në facebook se do të vazhdoj të merret me preokupimet e banorëve të fshatrave dhe qytetit të Suharekës edhe në mandatin e ri.

Ai ka shkruar se ka vullnet dhe energji të vazhdoj më tutje me politikat në interes të komunës së Suharekës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ju e dini. Unë nuk  kam ardhur vetëm  për fushatë zgjedhore. Jemi takuar në dhimbje dhe gëzimet tuaja. Gjatë viteve të fundit në ngjarjet tuaja familjare dhe lagjeve ku jetoni bashkë kemi biseduar për problemet dhe hallet tuaja të përditshme.

Ju e dini se nuk ka fshat në Komunën  Suharekës që së paku 4 apo 5 herë në vite nuk e kam vizituar gjatë mandatit tim si deputet.

Unë kam vullnet dhe energji të vazhdoj më tutje. Takohemi dhe shihemi sërish në tubime tjera.

Sinqerisht Bali Muharremaj