Bajrami: Seminari për gjuhën do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e studimeve albanologjike

14.08.2017 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bajrami: Seminari për gjuhën do të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e studimeve albanologjike

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 36 Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, ndërsa tha se ky seminar është shndërruar në një institucion të veçantë në Republikën e Kosovës.

Bajrami u shpreh se ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe.

“Padyshim që ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe, është edhe  një mundësi e madhe e mbështetjes shtetërore për hapjen e studimeve të albanologjisë në të gjitha shtetet dhe universitetet prestigjioze gjë që është edhe një obligim kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbështetur studimet e albanologjisë, si një  fushë shumë e rëndësishme me interes të veçantë kombëtar”,  tha ministri Bajrami.

“Kosova është vend i të rinjve i orientuar tërësisht kah Bashkimi Evropian, vlerat perëndimore, që po kalon një tranzicion kritik, por  një vend ku shkenca dhe hulumtimi duhet të jetë një rrugë drejt përparimit shoqëror”, tha ai.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  akademik Hivzi Islami,  i cili gjithashtu foli për zhvillimin dhe ecejaket e seminarit në kohë, si një ngjarje e rëndësisë së lartë për gjuhën letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare.

Ndryshe, në këtë seminar, punonjës shkencor, studiues të gjuhës dhe letërsisë do të prezantojnë kumtesa me tematika të ndryshme në Sesionin e Gjuhësisë, Sesionin e Kulturologjisë dhe Sesionin e Letërsisë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Bekim Fehmiu për “Variety” më 1993: Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Serbi

Kitaristi Ledion Halitaj shkëlqen në festivalin ndërkombëtar në Rumani, zë vendin e parë në dy kategori

Kitaristi Ledion Halitaj shkëlqen në festivalin ndërkombëtar në Rumani, zë vendin e parë në dy kategori

A është normale të transmetohet seriali “Çka ka shpija” në RTK? Kështu përgjigjet Mentor Shala

A është normale të transmetohet seriali “Çka ka shpija” në RTK? Kështu përgjigjet Mentor Shala

“192 Misioni”, seriali më i ri vendor

“192 Misioni”, seriali më i ri vendor

Anulohet konkursi për Drejtor të Teatrit Kombëtar

Anulohet konkursi për Drejtor të Teatrit Kombëtar

Dua Lipa triumfoi mbrëmë në Brit Awards 2021

Dua Lipa triumfoi mbrëmë në Brit Awards 2021

Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

Lirak Çelaj kërkon zëvendësimin e Kadri Veselit me Vlora Çitakun

Lirak Çelaj kërkon zëvendësimin e Kadri Veselit me Vlora Çitakun

Gratë “Hasjane” vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Gratë “Hasjane” vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”

Osmani dorëzoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova” për aktivisten Sevdije Ahmeti

Osmani dorëzoi dekoratën “Urdhri Dr. Ibrahim Rugova” për aktivisten Sevdije Ahmeti

31 filma dhe dokumentarë do të shfaqen në Festivalin Sportiv “Prishtina 2020”

31 filma dhe dokumentarë do të shfaqen në Festivalin Sportiv “Prishtina 2020”

Ahmeti: Nga janari synojmë punësimin e 20 artistëve në Teatrin Dodona

Ahmeti: Nga janari synojmë punësimin e 20 artistëve në Teatrin Dodona

Qeveria lejon aktivitetet kulturore, sportive dhe rekreative

Qeveria lejon aktivitetet kulturore, sportive dhe rekreative

Kastrati blen dy libra, Lajqi ia dhuron gjashtë për bibliotekën e qytetit

Kastrati blen dy libra, Lajqi ia dhuron gjashtë për bibliotekën e qytetit

EBU: Kosova s’do të ftohet as për Eurovisionin 2021

EBU: Kosova s’do të ftohet as për Eurovisionin 2021

Kuçi e Dumoshi koordinohen të shtyjnë përpara projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Kuçi e Dumoshi koordinohen të shtyjnë përpara projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit