Bajram Isufi ka ofruar dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv në “Eco – Higjiena”. Isufi në një letër dërguar kryesuesit të Bordit, Kristian Moser dhe anëtarëve të tjerë të bordit ka kërkuar që ai të lirohet nga kjo pozitë për t`i hapur rrugë proceseve që pritet të ndodhin në këtë kompani. Bajram Isufi ndryshe njihet si njëri nga drejtorët më të suksesshëm që ka arritur të jetë pjesë e një Partneriteti Publiko Privat që me të drejtë është quajtur si storie më e suksesshme në Kosovën e pas luftës.
Bajram Isufi ka ofruar dorëheqje nga pozita e drejtorit dhe në një letër që i ka dërguar Bordit i përmend arsyet e dorëheqjes. “Më lejoni që të ju drejtohem përmes kësaj letre dhe të shprehi kënaqësinë time që pata rastin të njihem me ju që nga dita e par e ardhjes tuaj juaj në Gjilan, dhe të ndjehem krenar që bashkë me ju pata nderin të jem pjesëmarrës i një procesi unik në kuptimin e plotë të fjalës në lidhjen e Partneritetin Publiko Privat në mes të kompanisë Moser Group dhe KRM‘‘ Higjiena” ka shkruar Isufi.
Neve bashkërisht i gjam një kompanie siç ishte KRM ‚”Higjiena”, një formë dhe profil të ri me një stil dhe frymë të re menaxhimi dhe bashkërisht brenda një periudhe të shkurtër, e kthyem në një kompani më të suksesshme në Republikë të Kosovës. Sot kur kthej kokën pas dhe shikoj të kaluarën e vërej me krenari gjithë atë rrugëtim që bëra me ju
Fatkeqësisht në Kosovë dhe në tërësi në Ballkan dallojnë mentalitetet në krahasim me mentalitetet e Europës perëndimore. Tanimë, edhe ju këtë e keni vërejtur. Shumë gjëra tek ne nuk shkojnë ashtu siç duhet të shkojnë. Ne kemi bujarin dhe mikpritjen si traditë dhe virtyt shekullor dhe në të njëjtën kohe, kemi fatkeqësisht edhe smirën, lakminë dhe disa gjëra që nuk duhet t`i kemi.
Ju si i huaj, që morët guximin për të ardhur këtu në Kosovë për të investuar, dhe zgjodhët qytetin tim ku jetoj, jo përherë ju kemi pritur ashtu siç e meritoni. Mirëpo, kjo nuk guxon të ju dekurajoj juve. Akoma me fuqishëm duhet të mbroni prezencën e juaj këtu dhe bashkë me neve edhe këtë do të kapërcejmë dhe do e fuqizojmë. Ne kemi nevojë për ju, Kosova ka nevojë për ju, sepse ju vini nga një vend i qytetëruar siç është shteti i Austrisë, i cili përherë ishte në krahun ton duke na mbështetur atëherë kur ishim më së vështiri.
Prandaj ju nuk guxoni të leni këtë projekt të papërfunduar, nuk guxoni të lejoni këtë kompani të merr tatëpjetën nga forca të errëta dhe dashakqia të disa personave të caktuar. Unë e di që edhe juve u bëhen presione të shumta, ngase kjo është Kosovë dhe kështu mendohet se duhet vepruar.
Unë jam i vetëdijshëm që ju në të gjitha situatat më keni përkrahur edhe nëse ndoshta keni pasur mundësin që një gjë të tillë të mos e bëni.
Tani në qershor mbushen plot 6 vjet qe kur kam startuar si Drejtor Ekzekutiv, së pari në KRM “Higjiena”, dhe më pastaj edhe në “Eco- Higjiena”.Kjo është një kohë e gjatë me plot sfida, por që me kënaqësi e kam kryer. Mirëpo, duke marr parasysh disa rrethana të caktuara kam vendosur të kërkoj nga ju të më lironi nga kjo detyrë si drejtor, për t`i hap rrugë proceseve që zhvillohen në të ardhmen në kompani.
Shpresoj se çiltërsia ime dhe besnikëria e treguar ndaj kompanisë, si dhe kontributi që kamë dhënë këto vite, do të ju bëjnë të pranoni kërkese time ka thënë pos tjerash në letrën e dorëheqjes Bajram Iaufi./rajonipress/