Babai i Naim Murselit: Liridonën e kam dashtë ma shumë se vajzat e mia, nuk jam me Naimin

E publikuar: 04/12/2023 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i të dyshuarit Naim Murselit, Shabani, ka thënë se u ka kërkuar familjes së Liridona Ademajt t’ia lejojnë pjesëmarrjen në ceremoninë e rivarrimit të saj, por, ai nuk ka pranuar asnjë përgjigjie pavarësisht kërkesës.

Megjithatë, ai ndan momente nga relacioni që kishte me nusen e djalit të tij, për të cilën thotë se ndjen dhembje të madhe për humbjen e saj, përcjell klankosova.tv.

”Besoni. Jam shumë i tronditur, se Liridonen e kam dashtë ma shumë se vajzat e mia”.

”Liridonën e kena dashtë ma shumë se fmijtë e mi. Unë jom me ata, nuk jom me Naimin”.

Ai edhe mes lotësh kujton momente të relacioneve që kishte me renë tashmë të ndjerë, përcjell klankosova.tv.

”Unë nuk po e gjejë forcën për momentin, për shkak të miqësisë edhe për shkak të respektit të Liridonës që ajo e ka pasë ndaj meje. Ajo më ka thirrë shpesh prej pune, m’ka thirë: Hajde bacë, kom ba bukë”.

”Unë me ma pas dhanë krejt botën, nuk kisha besu që djali jem e bon atë gjest”.

Nacionale: Tash e besoni që e ka bo atë gjest?

”Tash unë ia la drejtësisë. Unë nuk muj me hup shpirt, me thanë e ka ba e nesër, e masnesër me dal dikush tjetër”.

”Veç du me ju garantu një gja: me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë. Ai s’ish sot gjallë, se unë kam karakter, kam fytyrë, kurrë s’ish ai, me pasë ditë që e ka bo atë gjest”.