Një fëmijë është shtypur për vdekje me traktor nga axha i tij. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në Mamushë të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar rreshteri i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Ai për prizrenpress tha se aksidenti tragjik në Mamushë, ka ndodhur për shkak pakujdesisë së shoferit të traktorit, që në këtë rast ka qenë axha i viktimës.
“Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë”, tha Gashi.
(Kosova Sot)