Avramopoulos premton liberalizimin pasi të luftohet korrupsioni dhe ndalet migrimi

10.03.2015 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avramopoulos premton liberalizimin pasi të luftohet korrupsioni dhe ndalet migrimi

Dita për shpallen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nuk është e largët, ka thënë sot në Prishtinë, komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.

Sipas tij, megjithatë, Kosova duhet të shënojë disa përparime të ndjeshme në luftimin e korrupsionit dhe migrimit të paligjshëm, para se të marrë datën e liberalizimit.

Këto komente, komisioneri i Bashkimit Evropian i ka bërë pas një takimi të përbashkët që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni dhe atë të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

“Vetëm me rezultate të vërteta, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në profilet e larta dhe me ndërmarrjen e masave për parandalimin e krizave aktuale të migrimit të paligjshëm do të më mundësonte mua personalisht që në emër të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t’i njoftoj qytetarët e Kosovës se mund të lëvizin pa viza”, ka thënë Avramopoulos.

Ai ka shfaqur besimin se Qeveria e Kosovës do t’ia dalë që t’i përmbushë obligimet dhe reformat në mënyrë që të marrë edhe datën e shumëpritur për liberalizim të vizave.

“Jam shumë optimist për marrëdhëniet tona në të ardhmen dhe nuk është e largët dita kur do të jemi në gjendje që ta shpallim datën e liberalizimit të vizave”, ka thënë Avramopoulos.

Tutje, ai ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që t’i kushtojë prioritet sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, në mënyrë që në Kosovë të ketë një perspektivë më të mirë për jetesë.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka ritheksuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është shumë i nevojshëm.

“Liberalizmi i hershëm, sa më i shpejtë i vizave për kosovarët është një rrethanë lehtësues dhe do të ndihmonte shumë edhe në aspektet tjera të plotësimit të kushteve për integrim”, ka theksuar Hyseni.

Ai ka potencuar se Kosova nuk duhet të mbetët më vendi i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave.

“Ne u pajtuam po ashtu që Kosova duhet ti plotësoj të gjitha kriteret dhe Kosova është afër plotësimit të gjitha kritereve”, ka deklaruar Hyseni.

Ndërkaq ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku është përqendruar edhe në prioritet e Kosovës rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA-së).

Kjo Marrëveshje me gjasë po pritet të nënshkruhet sivjet, por fuqizimi i saj, sipas zyrtarëve evropianë do të zgjasë për një kohë më të gjatë.

“Mbetem optimist që fundi i këtij viti do të sjellë patjetër mesazhe e vendime pozitive për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave. Mbetemi të përkushtuar që bashkërisht me Komisionin Evropian të vazhdojmë të punojmë me seriozitet ashtu siç kemi punuar deri më tani që bashkërisht t’i përmbyllim këto dy procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Çollaku.

Komisionerin evropian për migrim, çështje të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos e ka pritur në një takim edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas një komunikate me shkrim, Jahjaga ka theksuar se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit, raporton rel.

Sa i përket çështjes së migrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve anëtare të BE-së, presidentja Jahjaga, thuhet se e ka njoftuar komisionerin Avramopoulos për angazhimet konkrete të institucioneve për ndërprerjen e kësaj dukurie.

Avramopoulos është pritur në një takim të veçantë edhe nga kryeministri, Isa Mustafa.

Sipas një njoftimi me shkrim, thuhet se Mustafa ka potencuar sidomos angazhimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur nevojën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje