Avokati i Popullit: Ankesat kryesore nga qytetarët kanë të bëjnë me drejtësinë

29.12.2015 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Avokati i Popullit: Ankesat kryesore nga qytetarët kanë të bëjnë me drejtësinë

Në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka qenë i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
Ai ka folur për përmbylljen e vitit 2015 nga institucioni që udhëheq.
“Gjendja nuk është e kënaqshme, pasi qytetarët përballen me disa probleme”
Edhe sa i përket mekanizmat ndërkombëtar Kosova nuk qëndron mirë, për shkak të situatës politike të Kosovës, ka shtuar ai.
Institucioni i avokatit të popullit në vazhdimësi pranon ankesa nga qytetarët për zvarritje të disa proceseve.
“Mendoj se qytetarët kanë besim në këtë institucion, ai duhet të ndikojë në rritjen e besueshmërisë, dhe zbatimi i rekomandimeve të avokatit të popullit pasi ato janë në të mirë të qytetarëve të vendit”.
E numri i ankesave është rreth 4000 ankesa në të cilat një numër i madh ka të bëjë me institucionet e drejtësisë dhe administratës publike.
Ai ka thënë se ka shumë raste të cilat përfitojnë, pasi ta bëjnë ankesën tek Avokati i Popullit.
“Rekomandimi i Avokatit të popullit është diku me përqindje 50-50”, ka thënë Jashari.
“Avokati i popullit është kategori kushtetuese dhe ky po ashtu duhet të akomodohet në një objekt. Ai ka hyrë edhe në një nga ato tetë pikat për liberalizimin vizave nga komisioni evropian”.
Jashari ka folur edhe për kategori të veçanta si LGBT.
“Nëse flasim për grupet që janë më të cenueshme si komuniteti LGBT, por nuk mund të themi se ka pasur shumë ankesa për raste të tilla. Rastet e tilla kanë të bëjnë me keqtrajtim apo shkelje të drejtave individuale apo kolektive”.
“Ngjarjet politike në vend i kemi përcjell me shqetësim, kemi marrë deklarata nga personat nga të cilët është pretenduar se janë keqtrajtuar fizikisht”.
Jashari ka folur edhe për protestat e fundit që janë organizuar në Kosovë.
“Ka pasur raste në të cilat mund të themi kur janë shkel të drejtat e njeriut. I kemi dërguar lëndët prokurorisë, pasi institucioni që unë udhëheqë nuk mund të jap konstatime”, ka thënë Jashari.
Ai ka thënë se edhe dhuna nga protestuesit por edhe ajo e mundshmja nga policia duhet të hetohen fillimisht nga prokuroria, njofton Klan Kosova.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun