ATK sqaron bizneset për lëvizjen e punonjësve: Certifikata e të punësuarit shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI

E publikuar: 13/11/2020 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi bizneset se për punonjësit të cilëve ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit” përmes Sistemit Elektronik EDI

Shkarkimi i “Certifikatës për të punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MTI-së.

Dokumenti ”Certifikatë e të punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit”.

ATK thotë se ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare të punonjësit, do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

Këtu mund të gjeni listën e kodeve të cilat janë të lejuara nga MTI