ATK shënon rritje të të hyrave nga tatimet

E publikuar: 11/05/2022 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se gjatë katër muajve të parë të këtij viti ka inkasuar të hyra nga tatimet në vlerë prej 269.4 milionë euro.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër shënon një rritje prej 68.5 milionë euro apo 34.1 për qind.

“Tejkalim të të hyrave ATK nuk ka vetëm në raport me vitin paraprak, por edhe në krahasim me planin, ku rritja e të hyrave në raport me planin ka shkuar në 39.5 milion euro apo 17.2%”, thuhet në një komunikatë të ATK-së.

Krahas rritjes së të hyrave, Administrata Tatimore thotë se është duke u angazhuar në identifikimin e çdo rasti, i cili i shmanget obligimeve tatimore siç parashihet me legjislacionin tatimor.