​ATK-ja vetëm dje ka inkasuar mbi 417 mijë euro borxhe

E publikuar: 25/08/2022 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe.
Janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro.

Në njoftim thuhet se, përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

“Dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe. Vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, me këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro.

Vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre”, njofton ATK-ja.