Asnjë gjurmë e Donjetës nga Strellci tash e tre javë

E publikuar: 27/11/2015 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donjeta Pajaziti nga Strellci i Deçanit ka 3 javë që është zhdukur. Ajo kishte dalë nga shtëpia e saj më 9 nëntor dhe askush nga familjarët nuk di më asgjë për fatin e saj.

Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi ka treguar për Gazetën Express se e gjithë familja është e brengosur për të, sepse është java e tretë që motra e tij, është zhdukur dhe ende nuk dinë asgjë. Ata, sipas tij, kanë provuar ta thërrasin disa herë në telefonin e saj personal, por nuk ka pasur qasje.

“Po behën 3 javë dhe ne nuk dimë asgjë për Donjetën. Policia dhe ne po e kërkojmë gjithandej”, ka thënë ai.

Shkëlqimi, njëjtë sikurse vëllai tjetër Shkumbini, kanë mohuar se ajo ishte e lidhur me ndonjë djalë. Ai ka shtuar se edhe si familje asnjëherë nuk kishin pasë problem më dikë.

“Nëse Donjeta kish me qenë e lidhur me ndonjë djalë atëherë ajo do të na kishte treguar neve. Po ashtu s’kemi pas asnjë problem me askënd”, tha vëllai Donjetës, Shkelqimi.

Madje ai kishte një lutje: “Ju lutem kush e sheh Donjetën le t’i tregojë Policisë apo edhe neve si familje”.

Express ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë Rajonalë të Pjesë por ata nuk janë lajmëruar. Policia në Pejë kishin konfirmuar javë më parë për zhdukjen e 24vjeçares, por nuk kishin dhënë detaje të tjera.

Donjeta Pajaziti, sipas vëllait të saj Shkumbinit më 9 nëntor rreth orës 14:40, ishte larguar nga shtëpia e tyre në Strellc të Ulët për të shkuar në punë. Nga ai moment familja nuk e kanë parë.Për këtë në mbrëmjen e 9 nëntorit e kishin paraqitur rastin në Polici.

“Në ora 14:40 ka dal prej shtëpisë dhe më nuk është kthyer. Donjeta ka punuar Marketin Liridoni në Pejë”, ka thënë vëllai i saj për Express.

Donjeta Pajaziti është e lindur 20.07.1991, është bjonde e gjatë rreth 170-175m. Ajo në ditën kur ka humbur kishte të veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë./GazetaExpress/