Arsenali mposht Blackpoolin, shkon më tutje në EFL Cup

E publikuar: 01/11/2018 03:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të 1/8 së finales së EFL Cup.

Gunnersat kanë fituara para shikuesve të vetë në stadiumin The Emirates kundër Blackpool me rezultat 2-1.

Gjatë gjithë ndeshjes skuadra vendase ka dominuar në këtë takim, ku në fund rezultoi me një triumf të pakontestuar.

Emile Smith-Rowe (Getty Images)

Por, goli i parë në këtë ballafaqim erdhi në minutën e 33, ku realizator ishte Stephan Lichtsteiner pas asistimit të Matteo Guendouzit.

Goli i dytë u arrit në të pestën minutë të pjesës së dytë përmes talentit të ri, Emile Smith-Rowe, i cili shfrytëzoi reagimin e dobët të portierit Howard.

I riu Guendouzi përkeqësoi situatën paksa të Topçinjtë pasi mori kartonin e dytë të verdhë, përkatësisht u përjashtua me të kuqin në të 57 minutë.

Dhjetë minuta më vonë mysafirët realizuan gol përmes Paudie O’Connor, i cili rikthej shpresën për një rezultat pozitiv për skuadrën.

Emile Smith-Rowe dhe Ainsley Maitland (Getty Images)

Njëzet minuta para përfundimit të takimit Nathan Delfouneso realizoi gol, por i cili u anulua shkaku i pozicionit jashtë loje.

Golashënuesi i mysafirëve, O’Connor u përjashtua nga ndeshja me karton të pas një ndërhyrje të palejuar ndaj kundërshtarit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për të veçuar dhe kështu, Gunners triumfuan me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Arsenali gjatë ditës së nesërme do të mësojë kundërshtarin e radhës në këtë garë. /Telegrafi/