Arrestohet një shqiptar në Mal të Zi,  iu gjetën në “BMW” 18 pako kokainë

E publikuar: 16/11/2023 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Malit të Zi.

Kjo pasi zyrtarët e Policisë dhe Doganave, i gjetën atij brenda veturës “BMW” me targa franceze, 18 pako me kokainë.

Dyshohet se droga vinte nga Shqipëria.

Ende nuk dihet pesha e saktë, e cila pritet të matet gjatë ditëve të vijim.

Sasia e narkotikur pritet të peshohet ditëve në vijim, shkruan Klan TV.