Arrestohet një serb për krime lufte në Mitrovicë

E publikuar: 30/09/2023 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dje rreth orës 15:00 është arrestuar një serb në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer krime të luftës në Mitrovicë.

I dyshuari gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tre burra civilë shqiptarë.

“Prizren 01.09.1998 – 07:00. Me datën 29.09.203 rreth orës 15:00 njësiti relevant i policisë për hetimin e krimeve të luftës në Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur. I dyshuari gjatë periudhës së luftës në Kosovë ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tri viktima civile meshkuj shqiptarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.