Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Zubin Potok, pasi i njëjti dyshohet se ia ka vënë flakën një lokali.
Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të Kuvendit Komunal.
“Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.”- thuhet në njoftim.
Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.
Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.
Policia thotë se sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.
“Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë”.
Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:
Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe
Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) Radiolidhje,
Një (1) Uniformë ushtarake,
Dy (2) Pllaka të antiplumbit
Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe
Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Policia theksoi se sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.
“Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore”.
















