Arrestohet i dyshuari kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

E publikuar: 19/01/2024 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme, në Viti, është arrestuar një person. I dyshuari ishte kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR- Viti 18.01.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ishte i kërkuar me urdherarrest nderkombetare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.