Arrestohet “Fero”

E publikuar: 25/07/2022 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Policia e Kosovës e ka ndaluar reperin Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit “Fero”, nën dyshimin për sulm fizik.Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një njoftimi për media të hënën.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka thënë se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari të dielën në orën 17:00 ka kryer veprën penale, “Sulm”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!