Arrestohen dy të rinj në Ferizaj për vjedhje të rëndë

E publikuar: 02/06/2021 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar N.A, 20 vjeçar dhe E.R, 22 vjeçar, për veprën penale “vjedhje e rëndë në vazhdim”.

Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës, policia ka hasur në rezistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Ndaj tij është iniciuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .