Armët e vogla nga Ballkani në duart e terroristëve të sulmeve nëpër Evropë

05.12.2015 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Armët e vogla nga Ballkani në duart e terroristëve të sulmeve nëpër Evropë

Një pjesë e madhe e armëve në tregun ilegal evropian vijnë nga Ballkani. Këto armë u përdorën nga terroristët në Paris. Tregtia ilegale e armëve nga Ballkani është një faktor rreziku për sigurinë në mbarë Evropën.

Atentatorët e Parisit përdorën, sipas njoftimeve në media, ndër të tjera edhe dy automatikë të tipit Typ Zastava M70 nga ish-Jugosllavia. Edhe gjurmët e armëve të përdorura gjatë sulmit terrorist më 7 janar 2015 kundër revistës satirike “Charlie Hebdo” çojnë në Ballkan. Gjatë asgjësimit të një celule terroriste kosovare në Itali dhe në Kosovë para pak ditësh, në një fshat në Kosovë u gjet një sasi e madhe armësh ilegale, raporton DW.

Që nga luftërat e Jugosllavisë në vitet 1990 dhe që pas hapjes së depove të armëve në Shqipëri në vitin 1997 lulëzon një treg i zi armësh të ndryshme jo vetëm në Ballkan – prej kohësh arsenali i armëve nga ish-vendet komuniste të armatosura mirë ka arritur edhe në Evropë. Çmimet variojnë: ndërsa në Ballkan për një kallashnikov paguhen 300-500 Euro, në vendet e Evropës çmimet rriten deri në 2000 Euro.

Sipas një studimi të fundit të “Flemish Peace Institut” në Bruksel një pjesë e madhe e armëve ilegale në Evropë kontrabandohet nga vendet e Ballkanit. Një ndër ekspertët e këtij studimi, Nils Duquet, i tha Deutschen Welle-s, se këto armë vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit. “Ne bëjmë fjalë për Serbinë, Kroacinë, Bosnjën, Shqipërinë, shumë nga këto vende kanë një problem me armët. Janë armët, që kanë mbetur në duart e njerëzve pas luftërave në Ballkan. Në bazë të hulumtimeve tona, mund të themi, se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbahen më shumë armë ilegalisht se sa legalisht”.

Ky është një problem për sigurinë në mbarë Evropën. Të dhënat, se në Ballkan qarkullojnë armë ilegale dhe se kontrabandistët përdorin për to itineraret e kontrabandës me njerëz dhe me drogë, nuk janë të reja. Ivan Zverzhanovski, ekspert nga Beogradi i qendrës South Eastern and Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Weapons (SEESAC), një organizatë e OKB-së për kontrollin e armëve të lehta në Evropën Juglindore dhe Lindore me seli në Beograd është i shqetësuar për lidhjet e mundshme mes tregtisë së armëve dhe grupet terroriste.

Ai druan, se Ballkani mund të bëhet një burim me kosto të ulët i armëve për celula të ndryshme terroriste në Evropë: “Ne nuk e dimë, se si këto armë kanë mbërritur në duart e terroristëve të Parisit. Në Ballkan ka shumë armë ilegale në qarkullim, dhe ne e dimë, se ka lidhje mes shitësve të dorës së dytë, kriminalitetit të organizuar dhe terroristëve, që i blejnë ato”.

Edhe eksperti kosovar i sigurisë, Burim Ramadani nga Instituti për Studime Evropiane (ISPE) në Prishtinë e konsideron si shumë të lartë potencialin e rrezikut. “Ne e kemi në vëmendje, që shtetet në Ballkanin Perëndimor mund të konsiderohen si të brishta, dhe se kjo ua bën më të lehtë të tilla grupeve terroriste që të sigurojnë sasi të ndryshme armësh”.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi përmend një aspekt tjetër të tregtisë me armë: “Terroristët paguajnë mjaft mirë dhe kësisoj ata gjithmonë gjejnë armë në tregun e zi. Ne e dimë, që ka një treg të zi të kriminelëve dhe terrorit në Ballkan”.

Shqetësuese janë shifrat mbi armët ilegale që qarkullojnë në Ballkan: Sipas Ministrisë së Brendshme serbe përllogaritet të jenë në qarkullim rreth 200.000 – 900.000 armë të vogla ilegale vetëm në Serbi. Një raport i OKB-së i vitit të kaluar nënvizon numrin e lartë të armëve ilegale në Kosovë – bëhet fjalë për 450.000 armë të vogla dhe të kalibrit të lehtë. Sipas të dhënave të SEESAC në Beograd në Bosnje-Hercegovinë ende mund të jenë në qarkullim rreth 750.000 armë ilegale.

Lidhur me Shqipërinë mund të spekulohet, sipas ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi. Por ekziston një shifër jo precize, thekson ai. “Ne e dimë, që shumë armë kanë rënë në duar kriminale. Ato pas hapjes së depove të armëve në vitin 1997 mbetën në duart e njerëzve, kryesisht në zonat rurale të Shqipërisë. Këta janë njerëz që kanë ndjenjën e sigurisë duke pasur një armë në dorë”.

E ngjashme është situata në mbarë Ballkanin. Shumë njerëz pas luftërave në Ballkan i kanë mbajtur armët, thotë Nils Duquet. “Ne kemi konstatuar, që këta njerëz tani fillojnë t’i shesin armët e pikërisht tek njerëz, të cilët më pas i kontrabandojnë këto armë në sasi të vogla në Evropë. Kur këto armë mbërrijnë në Evropë ato qarkullojnë nga njëri grup i vogël kriminal tek tjetri”.

Sipas SEESAC, në vitet pas luftërave në Ballkan janë kryer disa fushata për mbledhjen e armëve, gjatë të cilave bëhej përpjekje që njerëzit të viheshin në lëvizje për t’i dorëzuar vullnetarisht armët. Suksesi i synuar nuk u arrit. Këtë vit në Serbi janë dorëzuar vetëm 7.500 armë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën