Këshilltari i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë sot se Serbia nuk e cakton datën e dekretimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në Kosovë, por këtë ditë e cakton Kosova.
“Gjuriq nuk e ka caktuar ditën e dekretimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë në Kosovë por këtë e kemi bërë ne” kështu ka thënë për KTV-në Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit, Hashim Thaçi.
dje kishte thënë se të premten ose më së largu të hënën do të fillojë së zbatuari Marrëveshja për Drejtësi ndërmjet Kosovës e Serbisë.


















