Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën në fushën e shërbimeve të transportit ajror

E publikuar: 28/05/2025 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është aprovuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad përmes një njoftimi të lëshuar sot.

“Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, dje në mbledhjen e qeverisë e aprovoi Marrëveshjen mes Kosovës dhe Arabisë Saudite në fushën e shërbimeve të transportit ajror”- shkruan në njoftimin e Ambasadës.