Arabi i arrestuar për mashtrim në Kosovë i dha para të majme një hoxhe /Video

E publikuar: 12/09/2024 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para dy ditësh, Mohammad Thawab Khalifah i moshës 52-vjeçare u kap nga njësia FAST e Policisë së Kosovës.

Khalifah ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite, për përfshirje në mashtrime financiare.

52-vjeçari me nënshtetësi arabe, sipas burimeve të Insajderit, po strehohej në Kosovë tash e më shumë se 10 vite.

Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se i dyshuari ka regjistruar hyrje-dalje nga Kosova për në Bosnje dhe Hercegovinë dhe anasjelltas. Gjatë kohës sa Khalifah ka qenë në arrati, ai dyshohet të ketë kryer aktivitete të dyshimta.

Insajderi ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive të të dyshuarit duke ia dhënë të hollat kesh në dorë një imami. Bëhet fjalë për imamin e fshatit Llugë të Podujevës, Bahri Curri. Ne kemi kontaktuar me z. Curri për ta pyetur se cili ka qenë qëllimi i atyre të hollave dhe sa ka qenë shuma e tyre. Pavarësisht insistimit, ai s’ka pranuar të komentojë rastin.

Ndiqeni videon më poshtë për më shumë detaje: