Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

01.12.2021 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se tashmë aplikimi për Shtesa për Fëmijë në rastet e veçanta do të bëhet përmes platformës eKosova.

Raste të veçanta konsiderohen ato kur nëna jeton me lejeqëndrim në Kosovë, kur prindërit janë të divorcuar dhe kujdestarinë e fëmijës e ka babai, kur nëna nuk jeton më, dhe kur fëmija është nën përkujdesjen e kujdestarit ligjor.Në rastin kur nëna është me lejeqëndrim në Kosovë, kur kujdestarinë e fëmijës e ka babai pas divorcit apo kur nëna nuk jeton më, aplikimi për Shtesa për Fëmijë do t’i mundësohet babait. Pasi aplikuesi ta plotësojë formularin, sistemi automatikisht e verifikon nëse të dhënat janë të sakta dhe nëse aplikuesi është i martuar me një shtetase të huaj, është i ve apo është prind i vetëm.

Gjithashtu, aplikimi përmes platformës eKosova tashmë është i qasshëm edhe për personat të cilët kanë fëmijë nën kujdestari ligjore. Në këtë rast, kujdestarit ligjor i kërkohet edhe ngarkimi i një dokumenti që dëshmon kujdestarinë ndaj fëmijës.

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë për këtë muaj do të jetë i hapur nga data 1 deri më 20 dhjetor. Të gjitha aplikimet që janë bërë përmes e-mail adresës pas datës 20 nëntor, luten që të aplikojnë sërish përmes sistemit në eKosova para datës 20 dhjetor.Vlen të theksohet, se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë vazhdon të bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai do të bëhet vetëm në raste specifike.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve qëndron e përkushtuar drejt realizimit të politikave që synojnë ngritjen e mirëqenies qytetare, e të cilat në të njëjtën kohë përkojnë drejtpërdrejtë me realizimin e Programit Qeverisës 2021-2025.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Aplikimi për shtesa të fëmijëve, lejohet edhe për këto raste të veçanta

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Pas Thaçit, ZPS kundërshton edhe lirimin e Veselit, Krasniqit e Selimit

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Lajmi i fundit: Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Vdes në spitalin e Pejës 71 vjeçari i dënuar për vrasje të rëndë

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza