Antivirusi Windows Defender vjen në macOS

E publikuar: 21/03/2019 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme Microsoft njoftoi se antivirusi Windows Defender tashmë do të mbërrijë edhe në kompjuterët Mac.

Për këtë kompania ka vendosur ta quajë Microsoft Defender tashmë sepse më përpara ofrohej vetëm në Windows.

Lëvizja e fundit e Microsoft tregon se kompania po zhvendoset nga një qasje Windows-Centrike duke ofruar shërbimet edhe në platformat dhe pajisjet rivale.

Konkretisht aplikacionet Office tashmë ofrohen në iPad por edhe Android. Nga dita e sotme bizneset mund të aksesojnë një version eksperimental të Defender aTP për Mac nëse kanë të instaluar macOS Mojave, masOS High Sierra ose macOS Sierra.

Vjen me të njëjtën mbrojtje që ofron në Windows të parandalimit, gjurmimit dhe investigimit.

Me rritjen e sulmeve me maluerë, macOS ka filluar të bëhet më pak imun përball sulmeve siç ka qenë përpara. Përveç sigurisë që ofron, Microsoft do ta bëjë më të lehtë jetën e administratorëve IT që menaxhojnë sistemet Windows dhe Mac. /PCWorld Albanian