Anëtarët e KQZ-së ia ‘krisin’ gjumit, kryetari fjaloset me gazetarë – çka ndodhi sot në mbledhje

E publikuar: 06/12/2023 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot mbledhjen e radhës.

Regjistrimi i një partie politike serbe por edhe dërgimi i disa formularëve për inicimin e largimit nga detyra të kryetarëve të komunave veriore, ishin në rendin e ditës.

Por disa anëtarëve të KQZ-së duket se nuk iu bëri aq përshtypje kjo mbledhje, teksa po i zinte gjumi, shkruan lajmi.net.

Për një moment kryetarit të KQZ i pengoi edhe pjesëmarrja e gazetarëve në këtë mbledhje.