Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

26.10.2026 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete institucionale për të zbardhur dhe analizuar të gjithë historikun e trajtimit të rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u privua nga jeta më 25 tetor 2026 në Pejë.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje tashmë është autorizuar për të analizuar me imtësi çdo veprim të deritanishëm institucional ku viktimë ishte e ndjera, transmeton Klankosova.tv.

Në kuadër të këtyre masave, nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i detajuar me shkrim mbi kronologjinë e plotë të rasteve.

Ky raport do të përfshijë Identitetin e personave të denoncuar dhe kualifikimin juridik të veprave, Emrat e prokurorëve kujdestarë dhe atyre që kanë poseduar lëndët, veprimet procedurale dhe afatet kohore kur janë ndërmarrë ato, vendimet e marra dhe arsyetimet përkatëse ligjore, shkallën e vlerësimit të rrezikut dhe masat mbrojtëse të kërkuara për viktimën, bashkërendimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet relevante, trajtimin e veçantë të shkresës/ankesës së viktimës të dorëzuar më datë 22.10.2026.

Paralelisht me këtë, Kryeprokurori i Shtetit i ka kërkuar Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) të nisë veprime hetimore dhe verifikuese ndaj zyrtarëve policorë, për të verifikuar mënyrën se si janë pranuar, evidentuar dhe trajtuar denoncimet e Arlinda Zekajt në stacionet policore, me synim identifikimin e përgjegjësisë individuale apo institucionale.

Nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit theksojnë se lënda po trajtohet me urgjencë dhe paanshmëri maksimale.

“Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar, pa asnjë tolerim ndaj përgjegjësisë institucionale apo individuale”, thuhet në njoftim..

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

Studentët mposhtin Vuçiçin në Serbi/ Kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që kryesoi listën fituese

Kamberi: Kemi siguruar dy mandate, jemi në garë për të tretin

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

Delegacioni i BE në Serbi i brengosur nga incidentet e dhunshme gjatë zgjedhjeve: U bëjmë thirrje palëve për qetësi

Kryeziu: Presidentja është dashur ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Aktualitet Kryesore Të Fundit Tensionet para Kryeministrisë, protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej