Lajmet

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

25.10.2026 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se, sipas rezultateve paraprake të bazuara në një kampion votash, lista e mbështetur nga studentët dhe bllokuesit kryeson garën.

Në një prononcim për qytetarët, Vuçiç tha se lista e studentëve pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në parlament, ndërsa lista e tij rreth 105 mandate. Ai theksoi se këto të dhëna nuk janë rezultate përfundimtare.

“Dua t’ju informoj se, bazuar në kampionin e stratifikuar, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje. Lista e studentëve-bllokues do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne kemi rreth 105”, deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se, sipas përllogaritjeve të paraqitura prej tij, lista e studentëve ka marrë rreth 2.2 milionë vota, ndërsa lista e tij rreth 1.72 milionë. Vuçiç nënvizoi se bëhet fjalë për të dhëna paraprake dhe se rezultatet zyrtare ende nuk janë shpallur.

Sipas deklaratës së tij, në parlament pritet të përfaqësohen edhe partitë e pakicave, përfshirë përfaqësuesit e hungarezëve të Vojvodinës me tre mandate dhe shqiptarët me një mandat.

Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi u zhvilluan mes partisë së drejtuar nga Vuçiç dhe lëvizjes studentore, e cila është kthyer në një sfidë të rëndësishme politike pas protestave kundër korrupsionit. Votuesit zgjodhën mes 18 listave për 250 vende në parlament.

/Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

“Slloba i vogël”, mbetet jashtë parlamentit, Martens: Po largohet nga skena, shpresojmë përgjithmonë25 tetor

Kongresisti Wilson i përgëzon studentët për fitoren në Serbi: Tani nis puna e vështirë për kthimin e sundimit të ligjit

Lista Studentore pritet të marrë 52%, Vuçiç vetëm 39%, ja në sa mandate do të përkthehen në parlament

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Vuçiç pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Reuters për pasojat e rezultatit të sontëm të zgjedhjevë serbe – çfarë ndodh nëse fiton e çfarë nëse humb Vuçiq

Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq

Delegacioni i BE në Serbi i brengosur nga incidentet e dhunshme gjatë zgjedhjeve: U bëjmë thirrje palëve për qetësi

Kryeziu: Presidentja është dashur ta nënshkruajë Ligjin për Specialen

Aktualitet Kryesore Të Fundit Tensionet para Kryeministrisë, protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej

“Plumbin e kam ende në sy”, rrëfehet 28-vjeçari që u plagos në protestë: Isha 30 metra larg efektivëve, po rrija pa asnjë reagim

“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

Raporti i DASH-it ngre shqetësime për trafikimin në Kosovë, Ekspertët: Shumë viktima mbesin të pazbuluara, institucionet duhet të veprojnë

Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli