Analistët: Shtimi i aktiviteteve nga partitë politike, shenjë për zgjedhje të reja

23.01.2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët: Shtimi i aktiviteteve nga partitë politike, shenjë për zgjedhje të reja

Partitë politike po përgaditen per zgjedhje Partitë politike po përgaditen per zgjedhje
Partitë politike parlamentare në Kosovë, në pjesë e dytë të muaji janar kanë shtuar aktivitetet e tyre në disa nga degët në qytetet e Kosovës.

Partitë politike parlamentare në Kosovë, në pjesë e dytë të muaji janar, kanë shtuar aktivitetet e tyre në disa nga degët në qytetet e Kosovës.

Në këtë drejtim, shumë aktive janë duke u treguar dy partitë në koalicion PDK e LDK, por edhe partitë opozitare kanë rritur aktivitetet brenda partiake.

Këto takime, sipas analistëve politikë, janë sinjale për përgatitje të zgjedhjeve të reja.

Për Nexhmedin Spahiun analist politikë, këto takime janë përgatitje për zgjedhje, pasi tash vendi është në prag të zgjedhjes së Presidentit dhe, dështimi i tij, do të dërgonte, sipas tij, vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kandidati i vetëm deri më tani për postin e Presidentit është Hashim Thaçi, por sipas Spahiut, edhe zgjidhja eventuale e tij në këtë, vendin mund ta dërgojë në zgjedhje bashkëpartiaku i Thaçit, Kadri Veseli, pasi ta merr drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, raporton lajmi.net.

“Këto takime të partive politike janë përgatitje për zgjedhje, për shkakun se tani është koha e zgjedhjes së Presidentit dhe nëse nuk zgjedhet Thaçi president, natyrisht që vendi pa tjetër shkon në zgjedhje”.

“Po edhe nëse Thaçi zgjedhet president, kur Kadri Veseli të marr drejtimin Partisë Demokratike të Kosovës, sigurisht që do të jetë i interesuar që ta sprovojë veten dhe të dërgojë vendin në zgjedhje për tu bërë kryeministër”, ka thënë Spahiu për lajmi.net.

Por, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, në këtë kohë, sipas analistit Spahiu, më së paku do t’i konvenonte Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, zgjedhjet do të mund ti fitojnë paritë opozitare nëse nuk përçahen dhe shkojnë në një listë të përbashkët, në të kundërtën Spahiu vlerëson së PDK do të fitonte.

“Mendojë që vetëm LDK nuk është e gatshme për zgjedhje, dhe ajo do të ishte humbësi më i madh në këto zgjedhje, duke marr parasysh krejt atë çfarë ka ndodhe brenda LDK-së”.

Nëse blloku opozitar do të dilte më një listë të përbashkët është fituese, por në rast se Opozita përçahet atëherë PDK është fituese, ka vlerësuar Spahiu.

Se partitë politike janë duke u përgatitur për zgjedhje të jashtëzakonshme e thotë edhe analisti Belul Beqaj.

“Pushtetarët aktual janë aq shumë të pasionuar me pushtet sa që nuk dëshirojnë t’ia lëshojnë rastit asnjë situatë. Në njërën anë, po bëjnë çmos për të shtyrë atë që nuk mund të shtyhet – largimi nga pushteti, në anën tjetër, po përgatiten që të mbeten në pushtet duke mobilizuar anëtarësinë dhe simpatizuesit”, ka thënë ai për lajmi.net.

Beqaj vlerëson se zgjedhjet në këtë situatë nuk janë zgjidhja e duhur për shkak se, siç vlerëson ai, të kundërthënieve ekzistuese të cilat mund të përshkallëzohen gjatë fushatës dhe pas saj duke sjell Kosovën në situata të ngjashme, nëse jo edhe më të keqe, se këto që i kemi përjetuar deri më tashti./lajmi.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare